Home Kuriozitete Ky buton që n...

Ky buton që ndodhet në makinën tuaj mund t’ju kushtojë jetën

1154
0

45 persona janë dëmtuar ne tru dhe dhjetëra të tjerë kanë humbur jetën për shkak të “butonit të nisjes”, sipas një studimi, i cili zbulon se ky buton paraqet rreziqe për shëndetin e drejtuesit të automjetit.

Arsyeja pse ndodh kjo ka të bëjë me faktin se drejtuesit e automjeteve, kur parkojnë makinën në garazhin e tyre të mbyllur, nuk shtypin “butonin e nisjes” sërish, për të fikur motorin, ndërsa marrin edhe çelësat me vete dhe nëse kjo ndodh për disa orë, atëherë ekziston mundësia që për shkak të akumulimit të monoksidit të karbonit në zonën e mbyllur të garazhit, pronari të helmohet duke thithur ajrin dhe për pasojë shkaktuar dëme të pariparueshme për shëndetin e tij, shkruan joq.

Sipas mediave të huaja, Shoqata Amerikane e Inxhinierëve të Automjeteve tashmë ka paralajmëruar prodhuesit të pajisin automjetet me “butonat e nisjes” me një sistem që do të lajmërojë shoferin të fikë motorin kur të dalë nga makina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit