Home ShowBiz Kylie Jenner ...

Kylie Jenner zhgënjen fansat

126
0

Kylie Jenner është një nga më të preferuarat e familjes Kardashian dhe zakonisht, çdo gjë që ajo publikon, prodhon para. Por, ndryshe nga linja e saj “Kylie Cosmetics” që qëlloi në shenjë në kohën e saj me buzëkuqët, linja e veshjeve të plazhit ka marrë kritika nga fansat.

Pasi njerëzit nisën të merrnin paketimet me veshjet e porositura gjatë rezervimit, Tik Tok dhe Twitter kanë shpërthyer nga reagimet e zhgënjyera të fansave, të cilët mezi i kishin pritur. Por ndryshe nga fotot promocionale ku veshjet dukeshin të mrekullueshme, hapja e pakos rezultoi një pakënaqësi totale.

Në TikTok gjithashtu kanë ndarë pamjet e qepjeve të çrregullta, duke vënë në dukje fijet e lirshme dhe mbërthimet në veshjet e tyre të reja-madje disa bëjnë shaka se kostumet e banjës ndoshta janë bërë nga vajza 3-vjeçare e Kylie, Stormi.

Shumë prej tyre nuk ishin të impresionuar nga mënyra se si ishin rrobat e banjës të tejdukshme-veçanërisht me çmimin prej $ 80-me. Klientët në TikTok vunë në dukje se marka “Kylie” në pjesën e brendshme të kostumit të banjës mund të shihej pikërisht përmes materialit.

Vajza në foton sipër është dizenjuese të brendshmesh gjithashtu dhe u zhgënjye sesi të brendshmet janë të tejdukshme.

“Unë jam plotësisht iezhgënjyer që këto janë plotësisht të tejdukshme,” tha vajza.
“Unë kam parë prapaskenat e asaj që duhet për të prodhuar rroba banje dhe faktin që askush nuk e kuptoi se kjo është plotësisht e tejdukshme më trondit mendjen.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit