Home Sporti Laçi me një f...

Laçi me një futbollist më pak barazon në Moldavi

93
0

Laçi mori një barazim pa gola në transfertën ndaj Petrocub, duelin e parë të turit të dytë të Conference League.

Kurbinasit e nisën mirë sfidën, por u penalizuan nga mesfushori Renato Spahiu, që mori kartonë të verdhë në minutat 17-të dhe 28-të duke lënë skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro me një futbollist më pak për më shumë se një orë lojë.

Në fraksionin e dytë bardhezinjtë patën disa raste për të gjetur golin, por Adeleke në një moment nuk shfrytëzoi siç duhet krosimin e Mentor Mazrekaj.

Në fundin e ndeshjes, portieri i kurbinasve Dajsinani u bë protagonist me disa pritje spektakolare. Laçi do të luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League në stadiumin “Elbasan Arena” më 28 korrik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit