Home Aktualitet Lajm tronditë...

Lajm tronditës/ Futbollisti i ekipit shqiptar, Dwamena humbet jetën në ndeshje

64
0

Tragjedi në futbollin shqiptar. Sulmuesi i ekipit Egnatia, Raphael Dëamena ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës.

Sulmuesi ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse. 28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2020 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll.

Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit