4 protesta në vende të ndryshe për Zvërnecin, shqiptarët bashkohen edhe në Gjermani

Protesta e gjashtë radhazi para Kryeministrisë po vijon me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të qytetarëve. Me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar institucioneve, protestuesit kanë përcjellë mesazhe të forta lidhur me situatën politike dhe sociale në vend. Gjatë tubimit nuk kanë munguar sloganet kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vazhdimin e reagimit qytetar edhe në ditët në vijim.

Në të njëjtën kohë, protesta janë zhvilluar paralelisht edhe në Korçë dhe Elbasan, ku qytetarë të shumtë janë bashkuar për të mbështetur kauzën e ngritur në kryeqytet. Mobilizime të ngjashme janë raportuar edhe nga diaspora shqiptare në Mynih të Gjermanisë, ku pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë kënduar dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të lënë lokalet dhe t’u bashkohen protestës. Protestuesit kanë shpalosur 5 kërkesat drejtuar qeverisë, duke deklaruar se nuk pranojnë dialog me kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë largimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

1-Dorëheqjen e qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.

3-Shfuqizimin e Paketës së Maleve.

4-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.

5-Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?