FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

80-vjeçari ushqen bashkëshorten pranë një stacioni, fotoja bëhet simbol i dashurisë së përjetshme

 
Dashuria nuk njeh lodhje. Një 80 vjeçar i Franklin, Tennessee, SHBA, është fotografuar teksa është ulur në sediljen e pasagjerit të makinës së tij ku ndodhej bashkëshortja dhe i jep akullore.

Gruas i duken vetëm flokët e bardhë, në një temperaturë më shumë se 36 gradë, por gjesti i burrit prek dëshmitarin, Brent Kelley, i cili ka realizuar këtë foto dhe e ka postuar në profilin e tij Facebook, duke e bërë virale atë provë të një dashurie të përjetshme. ‘Shkova të merrja fëmijët në pishinë- tregon ai- dhe ndalova për një akullore.

Kur mora akulloren time pashë të moshuarin pranë meje që ishte ulur brenda sediljes së pasagjerit dhe i jepte gruas akullore, pasi i kishte vënë një peshqir mbi këmbë.
Jashtë temperatura ishte 36 gradë dhe ky ishte një demonstrim shumë i bukur dashurie’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?