Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Agron Gjekmarkaj: “Rilindja” e tallavasë politike harroi djepin e Rilindjes Kombëtare

Lajme E hënë, 25 Maj 2026 20:32
Agron Gjekmarkaj: “Rilindja” e tallavasë politike harroi djepin e Rilindjes Kombëtare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nuk do të ishte paradoksale që Kryeministri të flasë me solemnitet për Naim Frashërin, për “Diellin që lind andej nga perëndon”, për Europën dhe për trashëgiminë e Rilindjes Kombëtare, nëse vetë Frashëri – vendlindja e Abdyl Frashërit, Naim Frashërit dhe Sami Frashërit, nuk do të lihej në harresë të plotë. Por ja që është lënë. Madje do të guxoja të shkoja më tej: sikur gjysma e qeverisë së tij të kishte lexuar qoftë edhe ndonjë faqe nga veprat e tyre. Por nuk ndodh kështu.

Mund t'ju interesojë

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 9 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 9 orësh
Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të ...

Para 9 orësh

Vërtet, thënia e Naimit, si busull “nga perëndimi”, duhej të ndihej si orientim shpirtëror e kulturor. Por sjellja politike na tregon se dielli në Shqipëri “lind nga lindja”, pavarësisht se ne e përtypim si çamçakëz fjalën Europë, që na vjen si “Avrup”. “Sevap me rrejtë kaurrin”, thonin ushtarët e Haxhi Qamilit në vitin e mbrapshtë 1914; dhe me gjasë, me këtë parim bëhen edhe negociatat me Brukselin. Jo vetëm që nuk mjaftojnë statuset poetike në Facebook dhe fjalët e bukura për “Shqipëribërësin” e madh, kur rruga drejt Frashërit është në gjendje skandaloze, kur vizitorët përballen me një infrastrukturë që kërkon mushkë për t’u ngjitur, dhe kur mungojnë investimet dhe vëmendja shtetërore. Kjo është një indiferencë e pafalshme, bijë e injorancës së një realiteti që na përkëdhel si fllad mpirës, por që na nxjerr keq si shoqëri, si shtet dhe si qeveri. Ngjan sikur nuk i meritojmë etërit e mëdhenj.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk mund të flitet për respekt ndaj historisë kur Muzeu i Vëllezërve Frashëri, një simbol kombëtar, ngjan me një magazinë të harruar periferike, ku minjtë duken si “rilindas” bashkëkohorë. Qeveria flet për Europën, por Europa fillon nga memoria dhe vetëdija kombëtare, e cila kërkonte kontinentin mëmë edhe kur ne ishim pjesë e perandorisë së së keqes. Nuk mund të pretendosh integrim europian duke shpopulluar dhe lënë në errësirë vendin që i dha Shqipërisë mendjen, shpirtin dhe vetëdijen kombëtare. Frashëri nuk është thjesht një fshat; është një tempull me shtylla “dorike”, mbi të cilat mbahet ideologjia dhe identiteti kombëtar shqiptar. Është vendi ku mori jetë ideja e Shqipërisë, ku ajo u përpoq të ngjallej si komb, si gjuhë dhe si vetëdije.

Është turp i madh që pas kaq vitesh pushtet, “Rilindja” e politikës së sotme të ketë harruar pikërisht djepin e Rilindjes Kombëtare. Ironia është therëse: ata që përdorin emrin “Rilindje” në politikë, kanë lënë në rrënim vendin që lindi rilindësit e vërtetë të kombit. Në çdo vend normal europian, vendlindja e figurave themeluese të kombit do të ishte krenari shtetërore, destinacion kulturor, muze model dhe qendër pelegrinazhi kombëtar. Ndërsa në Frashër, harresa ka zëvendësuar respektin, dhe propaganda ka zëvendësuar punën konkrete. Nuk ka nevojë Shqipëria për më shumë deklarata pompoze për Naimin. Ka nevojë për rrugë dinjitoze drejt Frashërit, për restaurimin e muzeut, për investime reale, për mbrojtje të trashëgimisë dhe për respekt të vërtetë ndaj historisë.

Sepse kombet nuk i nderojnë rilindësit me fjalë, por me vepra. Siç thoshte Abdyl Frashëri: “Shqipëria mbi të gjitha.” Por sot duket sikur mbi gjithçka është propaganda, jo memoria kombëtare. Sami Frashëri, në mënyrë lapidare, la amanetin: “Një komb që humbet gjuhën dhe kujtesën, humbet vetveten.” Ndërsa ne sillemi sikur identiteti kombëtar është dekor elektoral dhe jo themel shteti.Edhe Naim Frashëri, ai që e pa Shqipërinë me sytë e shpirtit europian, na la amanetin: “Dielli lind andej nga perëndon.” Por qeveria shqiptare shpesh sillet sikur drita duhet kërkuar gjetkë, larg qytetërimit, kulturës dhe idealit europian që rilindësit ëndërruan për këtë vend. Me fjalë, edhe kryeministri edhe qeveria janë europianë, por vetëm në retorikë, e cila po zbehet, sepse realiteti i mban të lidhur me atë botë nga e cila Naimi kërkoi t’i largonte shqiptarët e tij.

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.