FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Astronauti italian kap pamjet befasuese të aurorës nga hapësira

Pamjet mahnitëse të dritave veriore nga hapësira janë kapur në një video  nga një astronaut italian. Një video 30 sekondash, e filmuar nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, tregon një dritë jeshile të ndritshme që lëviz mbi sipërfaqen e errët të Tokës.

Dritat veriore, ose aurora, janë një shfaqje e dritës natyrore në qiellin e Tokës, që shihet kryesisht nga Arktiku dhe Antarktiku. Ndërsa pak njerëz në Tokë janë me fat që kanë parë spektaklin, edhe më pak mund të pretendojnë se e kanë parë atë nga hapësira.

Paolo Nespoli, astronauti italian nga Agjensia Europiane e Hapësirës, e cila kapi pamjet, i hodhi ato  në Twitter për të ndarë gëzimin e tij duke parë aurorën, të cilën ai e përshkroi si “jashtë kësaj bote”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës konfirmoi në Twitter se ekspozita mahnitëse, e kapur më 15 shtator, ishte mbi Kanadanë. Përdoruesit e tjerë të Twitter-it ndanë menjëhere fotot spektakolare.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?