FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bashkia liron hapësirat publike të zëna padrejtësisht

Janë jo të pakta rastet kur qytetarë të pandërgjegjshëm kanë uzurpuar hapësirat publike duke krijuar jo pak probleme për të gjithë komunitetin përreth. Ndërtimet pa kriter kanë sjellë vështirësi për shërbimin zjarrfikës, ndihmën mjekësore apo dhe për zvogëlimin e sipërfaqeve ku banorët dhe fëmijët e vegjël të mund të kalojnë kohën e tyre të lirë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Veliaj ka publikuar disa foto nga aksioni për lirimin e këtyre hapësirave të zëna padrejtësisht. “Po pse o njeri i vë mure e derë rrugës së lagjes? Harxhojmë kaq energji duke çliruar zaptimet, kur mund të bënim punë më të dobishme në Tiranë  ”, shkruan Veliaj.

Kreu i Bashkisë ka kërkuar disa herë mirëkuptimin e qytetarëve që të lirojnë vetë hapësirat e zëna në vite, duke paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj atyre që shkelin ligjin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?