Benet Beci: Murale kuqeblu në hyrje të qytetit, simbol i dashurisë për Vllazninë
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë pamje nga muralja e re kuqeblu e vendosur në hyrje të qytetit, si simbol krenarie dhe mbështetjeje për KF Vllaznia Shkodër.
Sipas Becit, vepra artistike i shton qytetit një tjetër element identifikues me pasionin që bashkon breza të tërë shkodranësh rreth skuadrës së zemrës. Ai e cilësoi muralen edhe si një ogur të bukur në rrugën e Vllaznisë drejt titullit kampion.
Muralja është realizuar nga artistët Petrit Bilali, Fatmir Juka dhe Sidrit Lohja.
Postimi:
KOHA JONË SONDAZH

