FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci: Velipoja 2026 me më shumë plazhe publike dhe standarde të reja për pushuesit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka prezantuar planin për sezonin turistik “Velipoja 2026”, i cili synon rritjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e shërbimeve për pushuesit.

Sipas Becit, mbi 30% e vijës bregdetare do të jetë plazh publik pa pagesë, ndërsa Bashkia Shkodër do të menaxhojë edhe 4 plazhe ekonomike, ku çadrat dhe shezlonët nuk do të kushtojnë më shumë se 500 lekë. Edhe në plazhet private pritet të aplikohen çmime konkurruese, me tavan maksimal deri në 900 lekë.

Në Velipojë po investohet gjithashtu në pedana aksesi, tualete publike, sinjalistikë orientuese dhe shërbime të tjera, me synimin për ta bërë zonën më të organizuar, funksionale dhe të aksesueshme për pushuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?