Degjeneron mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sulme e fyerje ndaj njeri tjetrit
Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë më 30 prill u karakterizua nga tension dhe përplasje të forta mes anëtarëve.
Protagonistë në këto debate u bënë kryetarja Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përfshinë në diskutime të gjata me tone të larta, ndërsa më pas në polemikë u përfshinë edhe disa anëtarë të tjerë të KLP-së.
Qendra e përplasjes ishte vendimi për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit, ku Bogdani kërkoi që çështja të kthehet për rishqyrtim, ndërsa Stojani kundërshtoi fuqishëm këtë kërkesë.
Seanca, e cila zgjati mbi 7 orë, u shoqërua me diskutime të gjata dhe tensione të dukshme, duke bërë të qartë ndarjen e qëndrimeve mes anëtarëve të KLP-së.
Pjesë nga debati:
Stojani: Nuk ka asnjë të drejtë, asnjë parashikim ligjor që kryetarja mund të bëjë publikimin e hapjes së vendeve vakante apo çdo lloj akti dhe vendimmarrje që ka KLP. Është njëlloj si kryetari i Kuvendit të bllokojë publikimin në Fletoren Zyrtare të një vendimmarrje të parlamentit. Ka detyrë ta çojë, nëse e pengoni, do t’ju dërgoj për shpërdorim detyre. Ne po zvarrisim gjithë këtë proces pafundësisht.
Bogdani: Nuk pengojmë asnjë vendim, hajde ta diskutojmë
Stojani: Do të përgjigjeni para ndjekjes penale sepse po cënon funksionalitetin e Këshillit. Me datë 2 është vendosur, ju po cënoni funksionalitetin. Unë kam dyshime serioze për formimin tuaj
Bogdani: A mund të flasim me qetësi?
Stojani: Nuk mund të rishikosh cdo lloj vendimi. Ne e kemi vendosur, një detyrë ka kryetarja, ta publikojë. Nuk diskutoj diçka që ka kaluar me vendimmarrje, nuk rishqyrtohet ajo. Me datë 2 është publikuar vendimi. Ku po na ccon? Të votojmë mbi diçka që kemi votuar
Bogdani: Nuk është për rishikim, thjesht do ta diskutojmë duke qenë se ka anëtarë që kanë qëndrime të ndryshme
Stojani: Po nuk e zhbëni dot more. Ai vendim duhet të publikohet. Ka mbaru ai muhabet, ti s’do ta publikosh.
Bogdani: Nuk po pengoj asnjë vendimmarrje, e kam futur për diskutim
Stojani: Nuk e zhbën dot atë vendimmarrje zonja kryetare. Duhet ta publikosh.
Bogdani: Nuk do e zhbëj. Është interpretim i juaj për tu futur në debat.
Stojani: Ju keni urdhëruar protokollin të kalojë të zyra juaj.
Bogdani: E keni informacion të gabuar.
Stojani: Ti ke probleme serioze në veprimtari. E ke bërë protokollin çorap. Është kriminale.
Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Stojani: Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Stojani: Po kush je ti, moj?
Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur.
KOHA JONË SONDAZH

