Deputetja e PD: Integrimi nuk është listë ligjesh dhe propagandë, por reforma reale
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se parlamenti nuk mund të reduktohet në një “fabrikë ligjesh”, por duhet të garantojë cilësinë dhe efektet e tyre në jetën e qytetarëve.
Gjatë raportimit të Kryenegociatores Majlinda Dhuka në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Çështjet Europiane, Tabaku u shpreh se integrimi është kthyer në “kryefjalë propagande dhe premtim elektoral”, ndërsa mungon debati real dhe reformat substanciale.
“Është hera e parë që një raport ka më shumë faqe me listë ligjesh të miratuara sesa një raport serioz për integrimin. Mbi 45 faqe janë vetëm lista ligjesh dhe jo analiza reale për reformën dhe impaktin e tyre. Nuk mund të lejojmë që në emër të integrimit të bëhen përjashtime ligjore dhe pasuritë publike t’i jepen pakicës”, u shpreh Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

