FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhoma Amerikane, Crawford: Më shumë siguri për investitorët

Shqipëria duhet të ofrojë më shumë siguri për investitorët, t’i japë fund burokracive dhe për më tepër ka nevojë për promovim.

Janë këto sugjerimet e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford.

I ftuar në emisionin “Përtëfol”, në TV Scan, Crawford theksoi barra fiskale është e rëndësishme për ta bërë vendin atraktiv krahasuar me rajonin, por jo problemi kryesor sa i përket investitorëve të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit po largohen për shkak të konflikteve të vazhdueshme tregtare,  përfshirë edhe presionet që vijnë sidomos nga problemi i ndarjes së pronave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Crawford evidenton se sipërmarrësit amerikanë kanë tërhequr investimet në  energjetikë, ndërkohë një sektor premtues dhe me interes rezulton ai financiar.

Teksa ndalet në perceptimin që investitorët e huaj kanë për Shqipërinë, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, thotë se është mjaft e rëndësishme që Shqipëria të promovojë sektorët ku ka potencial për të investuar.

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka paraqitur ministrisë së financave, një listë propozimesh prej 25 pikash lidhur me paketën fiskale të vitit 2018, duke vënë theksin tek tatimi mbi dividendin dhe ulja e kufirit të regjistrimit të TVSH apo aftësitë menaxhuese të administratës tatimore lidhur me to.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?