FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disa truke për tu dukur më të gjatë përmes veshjes (FOTO)

Nëse doni vithe të rrumbullakosura, mund t’i arrini duke u ushtruar, nëse doni gjoks më të madh mund t’i nënshtroheni operacioneve plastike. Por nëse doni këmbë më të gjata, mund të realizoni disa truqe me veshjet tuaja, që ju bëjnë të dukeni më të gjata. Që t’ju lehtësojmë veshjen e përditshme ju sjellim disa këshilla se si të “zgjatni” këmbët.

Vishni një ngjyrë-Një paraqitje me veshje njëngjyrëshe krijon iluzionin e një trupi automatikisht më të gjatë.

Provoni xhaketat e shkurtra-Një fustan dhe një xhaketë e shkurtër, do të bëjë të tjerë të besojnë se ju keni këmbë të gjata, pasi askush nuk të kuptojë se ku fillon shtrati dhe këmbët tuaja. Këtë iluzion e krijon xhaketa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këpucë ngjyrë krem-Zgjidhni këpucë që janë në një ngjyrë me tonalitetin e lëkurës dhe shmangni këpucët me shumë lidhëse pasi shkurtojnë pamjen tuaj. Pantallonat me bel të gjatë janë gjithnjë një ide e mirë ! Sigurohuni t’i kombinoni me taka dhe nëse pantallonat janë të gjera zgjidhni bluza të ngushta ose e anasjellta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijat vertikale-Shmangni vijat horizontale dhe thuajini PO gjithmonë vijave vertikale.

Çizmet e gjata-Janë gjithashtu një gjë e nevojshme në garderobën e një femre të shkurtër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?