FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale, stërvitje dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme

Në një postim të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. njoftohet se Efektivat e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura po zhvillojnë stërvitjen dimërore 72-orëshe “Shigjeta Ilire-26” në kushte ekstreme malore, me dëborë dhe temperatura nën zero.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtnant Arben Kingji, bëri të ditur se stërvitja ka për qëllim forcimin e aftësive fizike dhe psikologjike të trupave në kushte mbijetese, testimin e armatimit dhe pajisjeve të reja, si dhe rritjen e gatishmërisë dhe qëndrueshmërisë operacionale për veprime në mjedise të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stërvitja synon përgatitjen e trupave për përmbushjen e çdo misioni me profesionalizëm të lartë, duke garantuar gatishmërinë maksimale në kushte të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?