FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Egjipti po shuhet, mbi 32 mijë vepra historike kanë humbur në 50 vjet

Ministria e Monumenteve Historike e Egjiptit ka njoftuar se në gjysmën e shekullit të fundit kanë humbur mbi 32.600 vepra historike. Në një deklaratë me shkrim të publikuar sot nga Ministria egjiptiane e Monumenteve Historike theksohet se si rezultat i inventarit të kryer nga ministria është përcaktuar se në 50 vitet e fundit kanë humbur 32.638 vepra historike, shkruan Anadolu Agency.

Ndër të tjera në deklaratë thuhet se për gjetjen e veprave të humbura është vendosur kryerja e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare kryesisht me Interpolin.

Ministria e cila nuk ka dhënë informacion se cilat vepra dhe se në çfarë mënyrë kanë humbur ato ka rikujtuar se disa vepra kanë humbur gjatë periudhës së destabilitetit përjetuar në vend pas revolucionit të 25 janarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria egjiptiane e cila ka njoftuar se në vend janë sjellë disa vepra të cilat janë trafikuar jashtë vendit në disa periudha, njofton për opinionin publik numrin e veprave të rikthyera dhe vendin nga i ka rimarrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?