FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Facebook ka qenë gjithmonë kundër meje”, Mark Zuckerberg mohon akuzat e Trump

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, i hodhi poshtë komentet e bëra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili tha se rrjeti social ka qenë gjithmonë kundër tij.

Presidenti, përmes një postimi në Twitter, e akuzoi Facebook-un për “fshehtësi” dhe e cilësoi atë “anti-Trump”.

Ai e bëri vlerësimin e njëjtë edhe për gazetat New York Times dhe Washington Post.
Facebook do të dorëzojë së shpejti mbi 3,000 reklama politike te hetuesit e kongresit, të cilët po hetojnë ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Facebook beson se reklamat mund të jenë blerë nga njësite ruse gjatë dhe pas garës presidenciale.
Duke iu përgjigjur kritikave të Trumpit, me një postim në Facebook, Zuckerberg mohoi se ka anuar dhe tha se ka bërë përpjekje të krijojë “një platformë për të gjitha idetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zuckerberg tha se edhe liberalët në SHBA e kanë akuzuar për krijimin e mundësive për fitoren e Trumpit në zgjedhje.

Ai premtoi se Facebook “do të vazhdojë të ndërtojë një komunitet për të gjithë njerëzit” dhe se “do të jetë kundër vendeve që bëjnë përpjekje të përhapin keqinformimin dhe të përmbysin zgjedhjet”.
Postimi i Zuckerbergut ka tërhequr 65,000 “pëlqime” vetëm brenda dy orëve të para.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?