FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Faqe web-i që ndihmon burrat të gjejnë gra të dyta, jo dashnore

Martesat poligame po njihen nga ligji nëse celebrohen në një shtet ku janë të ligjshme, si në Angli. Nga kjo përfitoi Azad Chaiwala. Ai donte të gjente një grua të dytë për vete dhe i lindi ideja e krijimit të një faqeje web-i.

Shumica e myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar nuk e praktikojnë poligaminë. Në disa interpretime të Kuranit thuhet se një burrë mund të martohet me dy, tre ose katër gra, për sa kohë i trajton dhe i do të gjitha njësoj.

Tarek, një nga të regjistruarit, mjek në profesion, thotë se: “Ka shumë gra në moshë, të divorcuara ose nëna beqare dhe askush s’është i interesuar për to. Mendova se nëse e kam aftësinë të mbaj më shumë se një grua, atëherë do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi. Nuk po e bëj që të marr, po e bëj që të jap”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja e tij e dytë, Tracy, pranon se është e vështirë të jesh e martuar me një burrë të martuar: “Mendoj shpesh për gruan e tij të parë. Ajo është shtatzënë dhe ka nevojë për më shumë mbështetje. Unë nga ana tjetër jam bërë më e pasigurt, po ndikohem shumë. Sado ta dua Tarek-un, s’do ta bëja një herë të dytë. S’është aspak e thjeshtë emocionalisht”,-rrëfeu ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?