FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Femrat punojnë më shumë sesa meshkujt’

Selma Hayek ka ngritur zërin për pabarazinë gjinore, duke u shprehur se gratë punojnë më shumë sesa burrat por janë më pak të prirura për të kërkuar rroga të larta.

Producentja dhe aktorja meksikane ka thënë se meshkujt kanë standard më të ulët, por ndihen të fuqishëm për të kërkuar më shumë para.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo është shprehur: “Femrat punojnë më shumë sesa meshkujt. Ato janë më shumë kërkuese ndaj vetes dhe kanë ndjesinë që nuk kanë dhënë mjaftueshëm dhe për këtë arsye nuk guxojnë të kërkojnë një pozicion apo pagë më të mirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Meshkujt punojnë më pak, ata janë më pak kërkues tek vetja dhe standardet e tyre janë më të ulta. Por pavarësisht kësaj, ata kërkojnë një rritje apo promovim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?