FOTO/ Mario Draghi nderohet me Çmimin ”Karli i Madh 2026”, Rama në Aachen: Europë e bashkuar
Në qytetin e Aachen u zhvillua ceremonia prestigjioze e Charlemagne Prize, ku ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, u nderua me Çmimin “Karli i Madh 2026”, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në forcimin e unitetit dhe të ardhmes së Europës.
Në mesin e të ftuarve të nderit në ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndau momente nga aktiviteti dhe vlerësoi figurën e Draghit si një prej europianëve më të rëndësishëm të kohës sonë. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi nder dhe kënaqësi pjesëmarrjen në këtë ceremoni.
”Kënaqësi dhe nder sërish, në Aachen të Gjermanisë, si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze të Charlemagne Prize, një nga vlerësimet më të rëndësishme europiane për kontributin në bashkimin dhe të ardhmen e Europës, ku sot europiani i madh Mario Draghi u vlerësua me Çmimin e Karlit të Madh 2026, në respekt të rolit të tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e stabilitetit ekonomik të Europës dhe nxitjen e projektit të një Europe të Bashkuar përtej kufijve të sotëm, me një treg shumë më unik, me aftësi mbrojtëse të vetëmjaftueshme, e me fuqi prodhuese e konkuruese shumë më të madh”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

