FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO / Surpriza e Bashkisë së Tiranës. Ja si do të shndërrohet Zogu i Zi

Rrethrrotullimi i Zogut të Zi, i cili u ndërtua që në vitin 2006 por që nuk ishte funksional, do të transformohet në një portë hyrëse të denjë për kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonceptimin e kësaj hapësire, duke përmirësuar jo vetëm funksionalitetin e tij në drejtim të lehtësimit të qarkullimit për automjetet, por duke e bërë atë të frekuentueshëm edhe për qytetarët e shumtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa për vendosjen e instilacionit në qendër të rrethrrotullimit, Bashkia po merr propozime nga skulptorë profesionistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rrethrrotullimi do të jetë shumë shpejt edhe një nyje gjelbërimi e cila jo vetëm do të ketë një impakt pozitiv në aspektit estetik të gjithë zonës, por në të njëjtën kohë duke krijuar dhe një minipark ku qytetarët do të kenë akses.

Projekti parashikon shtimin e gjelbërimit, ndërtimin e rrugicave, vendosjen e stolave ku qytetarët mund të pushojnë.

Shatërvani aktual jofunksional do t’i nënshtrohet rikonstruksionit duke krijuar një tjetër oaz të bukur në kryeqytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?