FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTOT / Nisma e Bashkisë së Tiranës, cirk shëtitës për fëmijët gjatë muajve Shtator – Nëntor

Krahas përmirësimit të infrastrukturës në çdo lagje të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po zhvillon aktivitete të ndryshme plot argëtim, zbavitje, dhe lojëra krijuese për fëmijët me qëllim gjallërimin e jetës kulturore duke i dhënë njëkohësisht një dimension të veçantë hapësirave çlodhëse ku ato zhvillohen.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar po organizojnë shfaqjen “Fëmijë, po vjen Cirku” në disa nga Sheshet e Reja Rekreative të kryeqytetit dhe në parqet kryesore të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë muajve Shtator – Nëntor, fëmijët e vegjël të kryeqytetit do të mund të ndjekin kllounët, xhonglerët e akrobatët me numra akrobatikë, ajrorë e zbavitës të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto shfaqje, jashtë strukturës së përhershme ku realizohen, do të sjellin argëtim, zbavitje, kreativitet për fëmijët e të gjithë grupmoshave si dhe impakt të drejtpërdrejtë të magjisë së këtij arti te komuniteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?