FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotot që “hallakatën” shtypin grek për pushimet e Ramës në Parga

Kryeministri Edi Rama, pushon vetëm në bregdetet shqiptare edhe pse mediet greke u munduan që ta “çonin” në pushime në vendin e tyre. Disa portale të vendit fqinj dhanë lajmin se çifti Rama ndodhet në Parga që prej 15 korrikut. Sipas gazetarëve, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, megjithatë Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Ndërkohë, këtyre lajmeve i ktheu përgjigje vetë kreu i qeverisë. Ai konfirmoi se nuk është me pushime por edhe kur t’i nisë ato do ti bëjë vetëm në Shqipëri. Madje sipas Ramës ky është rregull edhe për ministrat që të pushojnë vetëm brenda vendit.

“Mediat greke thonë jam me pushime në Greqi 1.S’jam me pushime 2.Pushimet i bëj vetëm në Shqipëri 3.Ky do jetë rregull edhe për ministrat”, shkroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

GSH.al sjell disa foto të shkrepura javën e kaluar në Parga të Greqisë në një nga hotelet luksoze në bregdetin grek. Një person që ka ngjashmëri të madhe me kreun e qeverisë po pushon aty së bashku me gruan dhe vajzën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?