FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fustane që shkrihen në gojë (FOTO)

Salloni i çokollatës në Paris, u ndez me një shou mode që të lëngëzonte gojën, të çokollatë-couture. Stilistë modë dhe prodhues çokollate u bënë bashkë për të krijuar 15 fustane, që varionin nga korsetë dhe zhuponat e deri tek një kostum floral çokollate të bardhë.

Sfida e vërtetë për artistët ishte mbajtja e çokollatës në vend, duke përdorur ngjitës apo adezivë, për ti bërë fustanet komforte. Prezantues televizionesh, aktore dhe valltare, ishin modelet e natës, duke sfiluar me veshjet e dekoruara me xixa dhe kopësa sheqeri.

Stilistja kolumbiane, Maria Luisa Ortis, bëri një fustan duke përdorur teknikën tradicionale të endjes, të zbukuruar me çokollata në formë orkideje të bëra nga shefi Nikolas Haeleuin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam punuar me ngjyrat, cokollatën e zezë dhe atë të bardhë. Teknika e endjes po ashtu luan me syrin”, thotë Ortis. Ekspozita Salon du Chocolat, është e hapur deri më 1 nëntor dhe në të ka 500 pjesmarrës nga 60 vende të përfaqësuara. Atje, mund të gjenden workshope, seanca shijimi dhe ekspozita.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?