Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj kërkoi lirimin nga paraburgimi, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së, me “arrest në burg”.
“Kërkohet zëvendësimi i masës së sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.
Pas këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, kryebashkiaku Veliaj duket se nuk do ketë shpresë për lirim nga qelia.
KOHA JONË SONDAZH

