FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta firmos dekretin e parë si President, ja kujt i dha gradë madhore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë sot dekretin e parë. Ai i dha gradën madhore “Gjeneral Brigade” kolonel Bardhyll Kollçakut. Kollçaku ka statusin e “Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes.

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

Swiss Digital Mobile Reklama

Dekretoj

Neni 1

Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?