FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

iPhone 8 raportohen problemet e para

Apple është duke hetuar rastet e telefonit iPhone 8, për të cilin thuhet se është hapur vetvetiu në skajet e lidhura të metalit dhe xhamit.

Gazeta britanike Independent shkruan se kompania amerikane ka marrë seriozisht rastet.

Apple ka marrë disa reklama në lidhje me hapjen e telefonit gjatë mbushjes. Një rast është regjistruar në Tajvan, të cilin e kanë dokumentuar mediat lokale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti tjetër është shënuar në Japoni. Përdoruesi që ka paraqitur rastin, ka bërë të ditur se iPhone 8 Plus ishte shitur me ekran të ndarë nga shtëpiza. Të gjitha gjërat lidhur me rastin, përdoruesi i kishte publikuar në rrjetin shoqëror Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kompania Apple ka refuzuar të komentojë rastet, por ka konfirmuar për mediumin britanik se është duke hetuar të dyja rastet dhe do të bëjë të ditura së shpejti rezultatet e hetimit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?