FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ishujt Virgjin nuk kanë president, por Trump tha se e ka takuar atë!

Vendimi i së premtes i Donald Trump për të rishikuar paktin me Iranin për programin e tij bërthamor ka zbehur një gafë të Presidentit, por ajo nuk kaloi krejtësisht pa u vënë re. Mediat amerikane zbardhën deklaratën e shefit të Shtëpisë së Bardhë gjatë takimit “Vlera e votuesve”, ku ai thotë se është takuar me… vetveten. “Lashë Teksasin, lashë Floridan dhe Luizianën. Shkova në Porto Riko dhe u takova me Presidentin e Ishujve Virgjin”, ishte deklarata e tij. Në dukje nuk ka asgjë të keqe… deri kur mëson se Ishujt Virgjin në të vërtetë janë një territor i Shteteve të Bashkuara dhe Trump me gjasa po i referohej takimit me Guvernatorin e këtyre ishujve, Kenneth Mapp. Si për të përforcuar se nuk bëhej fjalë thjesht për një lapsus, Trump e quajti vazhdimisht “President” Guvernatorin Mapp. “Ishujt Virgjin, banorët e tij dhe Presidenti i Ishujve Virgjin kanë vuajtur shumë. Ata janë njerëz të jashtëzakonshëm dhe ne do t’u gjendemi pranë”, vijoi ai. Kur publikoi fjalimin e plotë, zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ishte kujdesur që të zëvendësonte fjalën “President” me fjalën “Guvernator”, por ishte shumë vonë… dëmi ishte bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?