FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Japonia shpik akulloren që nuk shkrihet

Në Japoni shpiket akullorja që nuk shkrihet. Ishte një shpikje rastësore e kërkuesve të Qendrës së kërkimit të bioterapisë në Japoni

Ata po tentonin të realizonin një ëmbëlsirë duke përdorur polifenolin, një lëng që del nga luleshtrydhet. Pasticieri, të cilit iu kërkua të përgatisë ëmbëlsirën, kontaktoi me qendrën për t’i thënë se në momentin kur ëmbëlsirës i kishte shtuar polifenoli ajo është forcuar menjëherë. Pas kësaj, kërkuesit kuptuan se ishin vetëm një hap larg akullores që nuk i druhet më diellit

Siç shpjegon profesor Ota i Universitetit të Kanazawa, polifenoli i lëngshëm ka aftësi të mbajë të lidhur fort kremin e akullores, si rrjedhojë përbërja e realizuar me këtë përbërës i rezistojnë shumë më gjatë të nxehtit, dhe ekspozimit ndaj diellit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një testi që bëri një media lokale në Japoni, kur temperaturat ishin 28 gradë, akullorja rezistoi pa u shkrirë dhe ruajti freskinë për gati 5 minuta gjatë ekspozimit në diell. SoraNeës flet madje dhe se akullorja kishte qëndruar e pandryshuar edhe pasi kishte qëndruar për 3 orë jashtë frigoriferit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?