FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Java e fundit e Tetorit – OSHEE hap procedurat për blerjen e energjisë

Gjashtë ditët e fundit të Tetorit nuk mbulohen me energji. Ndaj Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur procedurat për blerjen e energjisë për periudhën 26-31 tetor.

Të gjitha shoqëritë tregtare dhe prodhuese që plotësojnë nenin 10 për procedurat e blerjes nga KESH sh.a., qofshin këta tregtare vendas apo të huaj duhet të paraqesin sot (më 23 tetor) ofertat e tyre, ndërsa koha e lëvrimit është brenda 24 orëve, thuhet në njoftimin e OSHEE.

“Kusht i lëvrimit është Kufiri Shqiptar i DAF-it sipas INCOTERMS 2010 të lëshuar nga Dhoma Ekonomike Ndërkombëtare, Paris. Procedurat për blerjen e energjisë për periudhën e mësipërme do të jetë vetëm një dhe komisioni me diskrecionin e tij do të njoftojë pjesëmarrësit për vazhdimësinë e çdo LOT-i. OSHEE kërkon që të gjitha kompanitë të përfaqësohen nga një njësi e pavarur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?