FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jul Deda bën “paqe” me Bashkinë, rikthehet te lojërat e Parkut të Tiranës

Aktori i njohur i humorit, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,  Julian Deda ishte njëri prej  protestuesve të opozitës kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e këndit të fëmijëve në kodrat e Parkut të Madh të Liqenit të Tiranës.

Por me sa duket, Deda ka reflektuar duke ndryshuar qëndrim ndaj këndit të lojërave, të cilin mesa duket ai e shfrytëzon sa herë i jepet mundësia. Aktori e ka zbuluar vetë këtë fakt teksa ka publikuar një foto ku ka dalë së bashku me një nga punonjëset e bashkisë në ambientet e këndit të lojërave.

“Kjo zonja këtu është Xhevi. E qeshur dhe e palodhur. E shoh çdo mëngjes duke punuar fort, që ne mëndjemëdhejtë ta gjejmë pastër ambientin. Respekt për të”, shkruan në “facebook” Julian Deda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?