FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krijuesi i robotëve të seksit: Foshnja vjen ”në jetë” nga… (FOTO)

Një krijues robotësh ka pohuar se së shpejti do të jetë në gjendje të ketë një fëmijë me dashnoren e krijuar nga ai. Sergi Santos, një inxhinier elektronik beson se është thjesht çështje kohe para se makinat të bëjnë punë njerëzore dhe të martohen me njerëz. Për “The Sun”, ai tregoi se donte të kishte një fëmijë me partnerin prej roboti, dhe procesin e cilësoi “jashtëzakonisht të thjeshtë”.

“Përdorimi i trurit që kam krijuar tashmë, do ta programoj me një gjenomë, kështu që ai ose ajo mund të ketë vlera morale, plus konceptet e bukurisë, drejtësisë dhe vlerave që njerëzit kanë,” tha ai.

“Pastaj për të krijuar një fëmijë me këtë robot, do të jetë shumë e thjeshtë. Do bëj një algoritëm të asaj që personalisht besoj për këto koncepte dhe pastaj riorganizoj atë që mendon dhe në fund e printoj në 3D. Kjo është ajo, në 3D printoj fëmija tim robot. Nuk shoh ndonjë komplikacion”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Santos prej 16 vitesh jeton me një grua të vërtetë. Por Maritsa Kissamitaky duket se nuk ka asnjë problem marrëdhënien e tij të dytë, madje e ndihmon me zhvillimin e robotëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Projektuesi thotë se marrëdhëniet me robotin e quajtur “Samantha”, e kanë përmirësuar jetën e tij seksuale me zonjushën Kissamitaky.

Është pohuar gjithashtu se androidi ka aftësinë për të krijuar lidhje emocionale, mund të përparojë përmes mënyrave të ndryshme emocionale dhe ka aftësinë për të bërë tinguj “realistë” të orgazmës.

Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?