Kryeministri Rama: Shqipëria, në fazë shumë të mirë në avancimin e negociatave me BE-në
Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta mbajtën një konferencë për mediat, ku folën lidhur me procesin dhe se ku qëndron sot Shqipëria në fushën e prokurimeve publike.
“Janë disa fjali që mund të tingëllojnë sikur flasin për Shqipërinë, por ato janë nxjerrë nga një raport i detajuar i Gjykata Europiane e Llogarive për prokurimet publike.
Raporti flet për mungesën e ndërgjegjësimit mbi faktin se konkurrenca është një element kyç në prokurimet publike.
Nëse e vendosim në kontekst treguesin e konkurrueshmërisë së vendit tonë dhe shohim pozicionin e Shqipërisë në tabelën e konkurrueshmërisë, rezulton se, ndërsa në vendet e BE-së kontratat me një ofertues përbëjnë mesatarisht 32.3 për qind të totalit, në Shqipëri kjo shifër është 23.5 për qind.
“Shqipëria është në një fazë shumë të mirë sa i takon avancimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimi Europian”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

