Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Koha Jonë”, kambana e parë e fjalës së lirë, sot në 35-vjetorin e themelimit së saj

“Koha Jonë”, kambana e parë e fjalës së lirë, sot në 35-vjetorin e themelimit së saj

Aktualitet
E hënë, 11 Maj 2026 08:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj-

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ishte 11 maji i vitit 1991. Nga Lezha e vogël e ngjarjeve të mëdha, nga ai qytet që historia e kishte mësuar të lindte kushtrime dhe të ndizte flakë ndërgjegjesh, erdhi në jetë “Koha Jonë”, gazeta e parë e pavarur shqiptare, ai zë i parë që guxoi të shëmbte murin e heshtjes, të sfidonte frikën dhe të shpallte se fjala kishte të drejtë të ishte e lirë.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 7 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 8 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 8 orësh

Ajo nuk ishte thjesht një gazetë. Ishte një akt besimi. Një rebelim i mendimit. Një kambanë që binte në agun e një kohe të re. Ishte vullneti i disa ëndërrtarëve të kurajshëm, të cilët besuan se liria nuk lypet, por fitohet, se demokracia nuk dhurohet, por ndërtohet me sakrifica dhe përpjekje sfiduese, se fjala, kur del prej shpirtit, bëhet më e fortë se frika dhe më e zjarrtë se çdo pushtet.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Plot 35 vite më parë, “Koha Jonë” thirri pranë vetes idealistët, të pabindurit, kurajozët, endërrimtarët, ata që ende besonin se Shqipëria mund të zgjohej nga makthi i gjatë i diktaturës. Ishte kohë burrash që penën e mbanin në zemër dhe zemrën në shpirt. Njerëz që nuk hynë në histori për atë që kishin, por për atë që guxuan. Ata erdhën për të shkruar jo thjesht lajme, por një faqe të re në historinë e Shqipërisë, një kapitull të kryengritjes së ndërgjegjeve për ndryshim.

Guxuan më shumë sesa ua lejonte koha. U përplasën me përbindëshat e agonisë komuniste, me hijet e censurës, me frikën që ende rrinte varur si mjegull mbi shpirtrat. Luftuan që fjala të mos ishte më pëshpëritje e dridhur, por britmë e lirë. Luftuan që shqiptari të kishte të drejtën të mendonte, të fliste, të kundërshtonte dhe të ëndërronte.

Ishte një Shqipëri e lodhur, e varfër, e tronditur mes dy botëve, asaj që po jepte shpirt mes një agonie të egër dhe asaj që ende nuk kishte lindur plotësisht. Varfëria dhe mjerimi, zhgënjimi dhe hutimi, frika dhe pasiguria, mbanin peng frymën e një populli që e kishte kthyer kokën nga Perëndimi, duke kërkuar dritë.

Në atë errësirë të rëndë, fjala rënkonte si një qenie e burgosur prej dekadash. Liria kërkonte krahë për të fluturuar. Dhe disa të rinj, të cilëve u printe Nikoll Lesi të mbushur me pasion dhe besim, guxuan t’i japin asaj zë. Kështu lindi  gazeta “Koha Jonë”, si një krijesë e zjarrtë e shpirtit të lirë, si një frymë që vinte të provonte se deri ku mund të arrijë vullneti kur ushqehet nga ideali.

Historiku i shtypit shqiptar, sigurisht që nuk fillon me “Koha Jonë”, por historia e medias së pavarur shqiptare nuk mund ta mohojë rolin e saj si simbol i mëvetësisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes. Ajo erdhi për të qenë e para që nuk i përkiste pushtetit, por qytetarit; jo propagandës, por të vërtetës; jo frikës, por guximit.

“Koha Jonë” u rrit mes përplasjesh, presionesh, kërcënimesh e persekucionesh. Ajo njohu furtuna, provoi zjarrin e inkuizicionit modern, por nuk reshti së qeni tribunë e fjalës së lirë. Çdo sfidë e bëri më të fortë, çdo pengesë më të vendosur në misionin e saj historik.

Sot, në epokën e transformimit digjital, sistemi mediatik është përshtatur me kohën, duke u fokusuar në platformën online të lajmeve dhe transmetimet WebTV, pa hequr dorë nga identiteti i vet kritik, polemizues dhe shpesh sfidues ndaj establishmentit. Edhe pse kanë ndryshuar teknologjitë, ritmi i komunikimit dhe mënyra e konsumimit të informacionit, fryma që e karakterizoi “Koha Jonë” në fillesat e saj mbetet e pandryshuar, një gazetari që synon të jetë e lirë, e pavarur dhe e gatshme të përballet me çdo pushtet në emër të së vërtetës. Shumica e drejtuesve dhe gazetarëve të sotëm kurajozë e investigues kanë “ADN” e gazetës së parë të pavarur shqiptare, KOHA JONE, e cila mbetet më e madhja e historisë së shtypit shqiptar, ku në shkurt-mars 1997 arriti në 100 mijë kopje të shitura në ditë.

Gazeta “KOHA JONE” u burgos, u dogj, iu vendos tritol nga bandat e pushtetit, u persekutua, u përndoq me të gjitha poshtërsitë që prodhuan pushtetet, por ajo mbeti KOHA JONE!

Ajo di të ecë me kohën pa tradhtuar vetveten. Di t’i bindet ritmit të algoritmit pa iu nënshtruar atij. Di të flasë me zë e figurë, por mbi të gjitha di të mbetet frymë kurajo.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.