FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kthehet vendimi për të ikur i Florjan Binaj nga “Portokalli”

Ditët e fundit një nga lajmet më të bujshme në medie ishte largimi nga “Portokallia” i një prej aktorëve më të ndjekur të këtij spektakli, Florjan Binaj.

Si pasojë e disa mosmarrëveshjeve në lidhje me autorësinë e roleve të aktorit, Flori ka shkuar deri në këtë pikë sa të largohet fare nga televizioni.

Mirëpo siç duket “Top Channel” ka vendosur të bëjë kthesë të papritur, duke pranuar kushtet që Flori ka kërkuar në mënyrë që të mos largohet nga spektakli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherri mes tyre ka qenë për faktin se “polici” i Portokallisë ka kërkuar autorësinë për rolet e tij në spektakël, aktor dhe autor i të cilave është vetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të thotë shumë klikime në “Youtube” dhe shume para për klikimet, që i merr Flori, jo me “TCH”. “Top Channel” në fund ka “sakrifikuar” veten dhe ka pranuar t’ia njohë autorësinë.

Në këtë mënyrë, Flori mësohet se nuk do të largohet nga spektakli, sërish do jetë në ekran me rolet e tij shumë të ndjekura nga publiku.

Ndërsa “Portokalli” ruan aktorin e saj kryesor në spektakël, mungesa e të cilit do të bënte që shikueshmëria të shkonte në nivele shumë të ulëta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?