FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kujdes! 270 milionë llogari në Facebook nuk janë legjitime

Facebook pranoi se 270 milionë llogari në rrjetin social nuk janë legjitime duke vënë në pikëpyetje integritetin e rrjetit social i cili është nën presion nga autoritetet Amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Rrjeti social tha se kishte zbuluar më shumë llogari të rreme dhe të dyfishta sesa kishte menduar. Afro 2-3% e përdoruesve aktivë prej 2.1 miliardësh ishte llogari të padëshiruara sipas rrjetit social, një rritje me 1% krahasuar me Korrikun.

Një tjetër 10% e llogarive janë të dyfishta por përfaqësojnë përdorues realë. Në total i bie që të jenë 13% e 2.1 miliard përdoruesve pse 270 milion llogari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky lajm erdhi gjatë raportit financiar ku kompania tha se kishte pasur rritje me 79% të fitimit në 4.7 miliard dollar për tre mujorin e tretë të vitit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Llogari të rreme konsiderohen edhe ato të bizneseve dhe organizatave që figurojnë si profile dhe jo faqe.

Kjo nuk është hera e parë që numri i përdoruesve të rrjetit social vihet në dyshim. Pak javë më parë u mësua se figuronin më shumë përdorues të moshave 18-24 vjeç sesa ishin të regjistruar nga censusi, njofton PCWorld Albanian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?