FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky djalë ka 11 vite që konsumon vetëm ushqim bebesh

Një djalë 11-vjecar do t’i nënshtrohet një trajtimi mjekësor, pasi konsumon ushqim bebesh që kur ka lindur. Josh Grove ka patur një dietë të kufizuar të përbërë vetëm nga krem karameli, biskota dhe ushqim për bebe që kur ishte 14 muajsh. Ai nuk ka pranuar që të konsumojë asgjë tjetër, pavarësisht përpjekjeve të nënës së tij, Lorraine. Ajo arriti të zbulojë se dicka nuk shkon me të vetëm 2 muaj pas ditëlindjes së parë. “Ai ka kryer të gjitha analizat mjekësore, por asgjë nuk jep arsye për ushqimin e tij të kufiziuar”, tha 44-vjecarja për Metro. Josh shpeshherë komplimenton gatimet e nënës së tij duke i ndjerë vetëm aromën, por nuk pranon që ta provojë. Trajtimi mjekësor, i quajtur Hypnotherapy që do t’i nënshtrohet ai do arrijë të zbulojë, nëse zgjedhja e tij është shkak i ndonjë sëmundje të lindur. Ka kosto shumë të lartë, por janë paguar nga disa persona nëpërmjet një fondacioni të hapur nga familja.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?