Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Le Figaro”: Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

Kuriozitete E diel, 28 Shtator 2025 08:41
“Le Figaro”: Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një studim i ri ka tronditur botën shkencore duke sfiduar teoritë tradicionale për mënyrën se si u ndërtuan piramidat e Egjiptit të lashtë, sipas “Le Figaro”.

Sipas kërkimeve të reja, ndërtuesit mund të kenë përdorur një sistem të avancuar hidraulik, që shfrytëzonte ujin e Nilit për të ngritur blloqet gjigante të gurit në lartësi.

Studimi, i udhëhequr nga arkeologu francez Xavier Landreau dhe botuar në revistën “PLOS ONE” përqendrohet tek Piramida e Djoserit në Saqqara, ndërtimi monumental më i hershëm në Egjipt.

Analizat tregojnë se ndërtuesit mund të kenë përdorur ujin e përmbytjeve sezonale të Nilit për të krijuar presion të mjaftueshëm hidraulik, duke ngritur gurët përmes kanaleve dhe dhomave të posaçme nën tokë.

Në qendër të hipotezës qëndron struktura Gisr el-Mudir, e cila për dekada është parë si një mur ceremonial i papërfunduar.

Por studiuesit besojnë se ajo mund të ketë qenë një digë e lashtë, e aftë të mblidhte ujë nga shkretëtira dhe ta drejtonte drejt kompleksit piramidal përmes kanaleve të gdhendura me saktësi inxhinierike.

Analizat me imazhe satelitore dhe modele digjitale të terrenit zbuluan rrjete ujore që përputhen me konceptin e një sistemi funksional hidraulik.

Në brendësi të kompleksit janë identifikuar dy boshtet vertikale rreth 30 metra të thellë, të lidhur nga një tunel 200 metra i gjatë.

Studiuesit mendojnë se këta boshtet mund të kenë shërbyer si ashensorë hidraulikë, ku blloqet e gurit lëviznin përmes presionit të ujit, një mekanizëm që, nëse konfirmohet, do të përfaqësonte përdorimin më të hershëm të teknologjisë hidraulike në historinë e njerëzimit.

Sipas Landreau, kjo teori nuk mohon përfshirjen e punëtorëve në ndërtimin e piramidave, por ofron një shpjegim më teknik dhe realist për mënyrën se si mund të jenë ngritur strukturat kolosale me burime të kufizuara.

“Kjo është një qasje që bashkon arkeologjinë me hidrologjinë dhe inxhinierinë civile. Ajo tregon se Egjipti i lashtë mund të ketë qenë shumë më i avancuar sesa kemi menduar deri tani”, theksoi ai.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh

Nëse kjo hipotezë vërtetohet, ajo do të rishkruante historinë e inxhinierisë së lashtë, duke e paraqitur Piramidën e Djoserit jo vetëm si simbol të fuqisë dhe fesë, por si një mrekulli teknologjike që dëshmon për zgjuarsinë dhe aftësitë shkencore të civilizimit egjiptian./ ATSH/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 23 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.