Rama me banorët e Zvërnecit: Projekti do të bëhet, Vlora kthehet në një destinacion të botës. Me protestuesit s’ka negociata

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një dëgjesë me banorët e Zvërnec, që lidhen me infrastrukturën dhe zhvillimin e zonës. Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se projekti do të bëhet, Vlora do të kthehet në një destinacion të botës dhe se nuk do të ketë negociata me protestuesit. Banorët ngritën shqetësime lokale, ndërsa Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për zgjidhjen e tyre dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës turistike. ”Fjalët kanë peshë të madhe. Unë jam shumë i kudjesshëm me fjalë. Kam thënë që prona është e kthyer denbabaden. Është kthyer shumë vite më parë, jo në këtë periudhë. Ligji funksionon që kthehen pronat e trashëguara. Nëse kthimi është i drejtë ose jo këtë nuk e vendos unë apo qeveria”,-tha kreu i qeverisë.

Qytetari Gentjan Moçka tha se është ende në gjyq për këtë pronë dhe për të është e habitshme sesi prona u është shitur investitorëve, pa u marrë ende një vendim përfundimtar nga Gjykata. ”Kam një vërejtje personale për ju. Çështja jonë është ende duke u gjykuar. Unë pas një javë jam sërish në gjyq. Pasnesër jam në gjyq për kthimin fizik të pronës. Ju keni thënë se ajo pronë është e trashëguar dembabadem. Mua kjo më preu, sepse çfarë të pres unë tani nga gjykata. Mua më kanë sorollatur për 35 vite. Për 25 vite luftoi im atë derisa vdiq. Pastaj u mora unë me të”, tha qytetari.

Rama tha se prona në Zvërnec është tërësisht çështje private, mes pronarëve privatë të tokës dhe investitorëve. Sipas kryeministrit është gjykata ajo që vendos se e kujt është prona dhe jo Qeveria shqiptare. ”Unë kam thënë që prona është kthyer denbabaden. Pronat e kthyera janë prona të trashëguara me ligj. A ka kthime të gabuara apo të padreja, me siguri që ka plotë. Por këtë nuk e vendos unë, por vetëm gjykata. Ndjesë nëse nuk më ke kuptuar si duhet, sepse unë nuk përfaqësoj pronarët. Nuk kam idenë fare se çfarë marrëveshje kanë bërë pronarët e pronës me investitorët. Nëse ju ktheheni në kohë kur ka dalë për herë të parë shfaqja e interesit të familjes së Presidendit të SHBA-së për Sazanin dhe Zvërnecin, unë e kam thënë shumë qartë që në atë kohë se Sazani është një çështje e qeverisë shqiptare, ndërsa pjesa përballë Sazanit është një çështje private, pronarësh privatë. Pronarët privatë merren vesh privatisht. Kështu që Shqipëria shitet apo nuk shitet kur vjen puna te prona private, këtë e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit. Përsa kohë ajo tokë është e blerë nga investitorët, ajo tani është tokë e investitorit. Ka rezultuar që për një subjekt që ka bërë shitjen e pronës, ka një hetim. Për këtë arsye është bllokuar fondi që kanë paguar investitorët. Hetimi nuk zhvillohet për kompaninë, por është një hetim në proces për një individ që ka shitur pronën”, vijoi më tej Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për protestat dhe zhurmën, Rama tha se kjo situatë po përdoret si armë nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit. Ai shtoi se po krijohet një fantazi se gjoja kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përmes dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner do të sjellin palestinezë në Shqipëri.”Shqipëria është në një luftë hibride. Ne po sulmohemi. E kam parë përmes mediave ose përmes leximeve që ndodhte në vende të tjera, në rrethana të tjera, por tani po e shoh në vendin tim. Forca të ndryshme që e sollën këtë, që në ditën e parë kur nisi kjo luftë. Kjo luftë hibride nisi. Nuk po flas për protestat, po flas për një luftë hibride, sepse protestat janë pjesë e saj, por janë pjesë e saj në kuptimin që kushdo që është i përfshirë në këtë luftë po përdor ndjenjat e disa njerëzve qëllimmirë për mjedisin. Po armatoset nga armiqtë e Shqipërisë dhe të Izraelit, sepse ka një narrativë në të, në të gjithë këtë gjë se bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë mes, dhe Netanyahut përmes Jared Kushner për të sjellë palestinezët në atë pjesë të Shqipërisë, gjë që është një fantazi e plotë”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Edi Rama mbërriti me helikopter në fushën e aviacionit në Vlorë, nga ku u nis drejt Pallatit të Kulturës “Labëria”, ku u prit nga kryebashkiakja Brunilda Mersini dhe drejtuesi politik i qarkut Vlorë për PS, Blendi Çuçi. Në hyrje të takimit ka firmosur një bluzë të një vajze të vogël. Ndërkohë që përgjatë pyetjes së gazetarëve nuk ka pranuar të flas për media. I prerë kreu i qeverisë është përgjigjur vetëm me një “JO”.

Në daljet e shpeshta publike të kryeministrit pas shpërthimit të protestave, Rama ka sqaruar mbi statusin e investimit, nga i cili thotë se nuk do të tërhiqet pasi 4 miliardë dollarë do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër zhvillimi të turizmit. Sali Berisha akuzoi mazhorancës se po organizonte një anti-miting në Vlorë me qëllimin për të sfumuar protestën qytetare, ndërsa më herët akuzoi Ramën se pas këtyre protestave qëndronte ai për të përzënë investitorët dhe për t’i ulur kredite politike opozitës së demokratëve.

Rama me banorët në Zvërnec: Nëse fitoni në Gjykatë, paratë e ngrira kthehen

Çështja e Zvërnecit, protestë edhe në Korçë

Thirrja nga protesta para Kryeministrisë: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

Rama: 500 mijë veta të dalin në shesh, nuk mjaftojnë për të ndalur investimin! Kam marrëveshje me mbi 802 mijë shqiptarë

”Jemi dakord që projekti të zhvillohet”, Rama i kthehet qytetarit: Toka është e shitur, këtë nuk e zgjidhni dot me mua

Rama me banorët në Zvërnec: Nëse fitoni në Gjykatë, paratë e ngrira kthehen

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestën e gjashtë radhazi përballë Kryeministrisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?