FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mallrat e sekuestruara – 8 ankande në shtator. Vlera e mallrave mbi 3 mld lekë

Mbi 3 miliardë  lekë është vlera e mallrave të sekuestruara gjatë muajit shtator, të cilat kanë kaluar në interes të shtetit. Vetëm gjatë këtij muaji Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpallur gjithsej 8 ankande, kryesisht në qytetin e Elbasanit, Korçës dhe Pukës, ku evidentohet se janë shitur një sërë mallrash të sekuestruara nga Administrata Tatimore .

Tatimorët kanë sekuestruar artikuj ushqimor, veshmbathje, pajisje të përdorura si edhe Mallra të ndryshme industriale. Mallrat e konfiskuara që magazinohen më së shumti vijnë nga aksionet tatimore dhe më pak nga kontrabanda në dogana.

Sipas Drejtorisë së Rezervave, në ankand ka të drejtë të marrë pjesë edhe vetë subjekti të cilit i është sekuestruar malli, ndërkohë që në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ka shpallur edhe dy ankande për muajin tetor që do të zhvillohen në Durrës dhe në Pukë, kryesisht në datat 3 dhe 4 tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

/SCAN

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?