FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbretëresha mban para kesh, dhe arsyeja do t’ju habisë!

Është disi qesharake të mendosh se Mbretëresha e Anglisë mban para kesh, por ja që një fakt i tillë qenka i vërtetë. Sipas The Sun, Elisabeta pajiset me kartëmonedha vetëm gjatë një dite një javë, për një kauzë mjaft të mirë.

E diela e gjen Mbretëreshën me ca para të thata në çantën e saj, ndërsa përgjedhja e ditës nuk është rastësore. Udhëheqësja e pallatit mbretëror shkon çdo javë në kishë, ndërsa të hollat i dhuron në këtë ‘shtëpi të shenjtë’. Mendohet se Mbretëresha e bën një dhurim të tillë në mënyrë diskrete, për të ruajtur dhe respektuar rregullat e oborrit mbretëror.

Kujtojmë se Elizabeta rrallë shihet pa çantën e saj, e cila i shërben edhe si mjet komunikimi me stafin e saj. Deri më tani, Mbretëresha e ka konsideruar këtë aksesor si pjesën më të rëmdësishme të paraqitjes së saj…

Swiss Digital Desktop Reklama

bordo

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?