FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllja e thertoreve, tregtarët e mishit në protestë

Mbyllja nga AKU e thertores së vetme në Mallakastër nxorri në protestë para prefekturës së Fierit tregtarët e mishit.

Me pretendimin se thertorja plotësonte të gjitha kushtet higjeno sanitare, ata thanë se vendimi i ka lënë  prej javësh pa punë edhe pse janë tatimpagues të rregullt

Tregtarët kërkuan angazhimin e prefekti të fierit dhe të AKU rihapjen e thertores së Mallakastrës, përndryshe paralajmëruan përshkallëzim të protestave

Swiss Digital Desktop Reklama

Tregtar: “Vetëm të marr armën në krah e të bëj luftë me shtetin, skam çfarë të bëj tjetër.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krah kishin edhe veterinerin e bashkisë Mallakastër.

Veterineri: “Unë jam veteriner, specialist dhe e shikoj që është padrejtësi.”

Efektet e mbylljes së thertoreve kanë prekur edhe blegtorët. Në Kukës këta të fundit ankohen për rënie të fuqisë blerëse

Blegtor: “Njerëzit shkojnë dhe e marrin mishin në Kosovë dhe nuk blejnë mish vendas.”

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur prej disa javësh kontrollin e zinxhirit të mishit, me qëllim garantimin e cilësisë së produktit në tryezën e konsumatorit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?