Meloni i përgjigjet urimit të Ramës: Miku im, krenare për rrugëtimin tonë drejt BE! Shqipëria mike e e çmuar

Kryeministri Edi Rama uroi homologen Meloni për rekordin prej 1413 ditësh si kryeministrja me qeverinë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Rama i tha se tani i mbetet vetëm të thyejë rekordin e tij në Shqipëri. Meloni iu përgjigj në të njëjtën frymë, duke falënderuar Ramën dhe duke ironizuar ndryshimet e shpeshta të qeverive italiane. Ajo vlerësoi marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar Shqipërinë “mike dhe partnere të çmuar”.

Postimi i plotë

Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, di të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta që nuk është gjithmonë e lehtë t’i dëgjosh!

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen mirë të dëgjoj se, pas kaq shumë ndryshimesh të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të lidhesh pak më shumë me atë aktualin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërrimi i shpeshtë i skuadrës nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka të qëndrueshme. Por, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të arrish rezultate.

Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që i ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet mes vendeve tona. Shqipëria është një mike dhe partnere e çmuar dhe jam krenare për rrugën që po ndjekim së bashku, edhe në arenën evropiane.

Një përqafim të ngrohtë, dhe shihemi së shpejti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?