FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Hoxha nga Kuvendi: Marrëdhënia jonë me BE më e ngushtë se kurrë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar në Kuvend se procesi i zgjerimit të BE mbetet një prioritet i pandryshuar i vetë Brukselit dhe se marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët europianë janë në nivelin më të ngushtë dhe më përmbajtësor të mundshëm.

Në fjalën e tij, Hoxha theksoi se:

Qëndrimi i Bashkimi Europian ndaj zgjerimit nuk ka ndryshuar; ai mbetet një nga prioritetet e BE-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konstatimi i dytë është se marrëdhëniet tona me BE-në dhe vendet anëtare nuk kanë qenë asnjëherë më të ngushta, më konkrete, më përmbajtësore dhe më premtuese sesa sot. Në bazë të kësaj marrëdhënieje qëndron natyrshëm procesi i negociatave për anëtarësim, një proces i bazuar në meritë, ku reformat reale dhe rezultatet konkrete mbeten kriteri i vetëm i vlerësimit nga BE-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konstatimi i tretë ka të bëjë me progresin domethënës që ka bërë Shqipëria. Falë punës së administratës publike, angazhimit të ekipit negociator, vullnetit politik të përgjithshëm në vend dhe mbështetjes së partnerëve europianë, vendi ka avancuar me një ritëm të përshpejtuar, të pazakontë dhe absolutisht të vlerësuar”, tha Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?