FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Lamallari në Memorialin e 11 Shtatorit: Kujtesë për rëndësinë e solidaritetit dhe sigurisë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, vizitoi edhe Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit.

Teksa ndau foto në rrjetet sociale, Lamallari shkroi se vizita në këtë muze është një homazh për një nga ngjarjet më tronditëse në historinë moderne të botës.

“Në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork, një vend që ruan kujtesën e një prej ngjarjeve më tronditëse në historinë moderne të botës. Me respekt të thellë për jetët e humbura dhe për sakrificën e atyre që shërbyen me kurajo në momentet më të vështira. Kjo vizitë është një kujtesë e fortë për rëndësinë e solidaritetit, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me sfidat globale”, u shpreh Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?