FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mos më thyej zemrën, se duroj dot”, fjalët e këtij burri për të dashurin kanë vite që habisin botën

Historitë e dashurive jo gjithmonë të lehta aq më shumë kur bëhet fjalë për lidhje midis dy meshkujve. E tillë ka qenë edhe historia e shkrimtarit Oskar Wilde.

Ai u burgos disa herë për shkak të homoseksualizmin e tij. Por pavarësisht vuajtjeve, historitë e tij të dashurisë mbetet të bukura. Në qershor të vitit 1891 ai u takua me Lord Alfred “Bosie” Douglas, poet i ri 21 vjeçar që studionte në Oksford, që do të kthehej më pas në muzën e Wilde për të shkruar “Portretin e DorianGrayt”. Gjatë kohës që jetuan së bashku, Oskar shkroi veprat themeltare të krijimtarisë së tij. Janë pafund letrat e dashurisë që ata i dërgonin njëri tjetrit, por ne po ju sjellim një nga letrat që është cilësuar si një perlë e letërsisë:

Letra e plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

I dashuri i të gjithë djemve! Letrat jote ishte e këndshme. Verë e kuqe dhe e bardhë për mua…Por jam i trishtuar. Nuk duhet të bësh skena me mua, ato më trishtojnë, më rrënojnë. Unë ju shoh si një krijesë që ke dalë nga antikiteti grek, dhe s’mund t’ju shoh të shtrembëruar nga pasioni. S’mund ti dëgjoj buzët e tua të buta të thonë gjëra të këqija për mua. Mos e thyej zemrën time. Ndjej se duhet të shoh sa më shpejt. Do të vij në Salisbury. Nuk e di si do t’ia bëj. Je diçka hyjnore për mua. Këtu ku jam ka shumë vështirësi. Fatura ime shkon £ 49 për një javë! Tashmë jam ulur në një stol pranë Thames, por ju, nuk jeni këtu i dashuri im, djali im i mrekullueshëm… Gjithmonë yti Oscar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?