FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njihuni me spitalin e parë shqiptar, daton që nga viti 1831

Në vitin 1831 në qytetin e Shkodrës hynë në funksion spitali i parë shqiptar.

Ky spital fillimisht ishte në shërbim të ushtrisë turke, dhe ishte spitali i parë në Shkodër por edhe në gjithë Shqipërinë.

Spitali ndodhej në lagjen Ajasma, dhe kishte një kapacitet prej 80 shtretërish të vendosur në dy salla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vonë në vitet 1850-1860 spitali  u transferua edhe spitali nga Ajasma në lagjen Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërtesa e re e spitalit ishte shumë e madhe dy katëshe, në katin e parë ishte ambulanca, farmacia, drejtoria dhe administrata, në të dytin dhoma për të sëmurë, ku normalisht ishin vendosur 200 shtretër, kapacitet që erdhi gjithnjë duke u rritur aq sa në dhjetë vjeçarin e parë të shekullit tonë kapaciteti i tij arriti në 300 shtretër.

Ka qenë i pajisur me sallë operacioni, ku kryheshin të gjitha llojet e operacioneve, kishte autoklavë, sterilizator.

Spitali pati jetë deri në 1916, ku pasi e dëmtuan serbët, austro-hungarezët e kthyen në magazinë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?