FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prek Cali ‘mollë sherri’ në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe, të djathtët bojkotojnë

Shembja e shtëpisë së heroit antikomunist Prek Cali është kthyer në ‘mollë sherri’ në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe.

Kanë qenë këshilltarët e djathtë që i kanë kërkuar Bashkisë të kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tyre është cenuar rëndë figura e Prek Calit, një njeriu që i dha shumë zonës së tij.

Debati ka plasur pikërisht në mbledhjen ku janë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” tre figura të tjera të rëndësishme si akademiku Rexhep Qosta, shkrimtari Nikollë Spathari dhe ish-futbollisti i kombëtares Rudi Vata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por këshilltarët demokratë janë shprehur se është e papranueshme që të denigrohen figura si Prek Cali dhe të nderohen figura më të varfra në kontribute në këtë zonë. Kjo ka bërë që ata të mbajnë qëndrimin e tyre duke braktisur sallën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë Gjovalin Vneshtaj, ka thënë në emër të grupit se do bojkotojnë këshillin deri në momentin që të kërkohet ndjesë për cenimin e kullës së heroit Prek Cali.

“Të dekorohet Rexhep Qosja që nuk ka asnjë kontribut për Malësinë e Madhe për ne është e pavend. Ne nuk ia jep askush llogari. Muri tek Kulla e Prek Calit është rrënuar. Bashkia të ndërpriste punimet por jo të prishte”, tha Vneshtaj.

/BW

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?