FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Profesionet që së shpejti do të zëvendësohen nga robotët

Kërkues nga Universiteti i Oxford-it publikuan një raport të hollësishëm mbi shanset e automatizimit të çdo profesioni apo zanati të fushave të ndryshme. Nga 700 profesione, 12 prej tyre raportohet të kenë 99% shans automatizimi në të ardhmen.

Regjistrues të dhënash, teknikë bibliokash, ndihmës llogaritarë, editorë fotografie, agjentë transporti, teknikë orësh, agjentë të sigurimit të shëndetit apo pasurisë, teknikë matematicienë, rrobaqepës, ndihmës ligjorë, telemarketues. Të gjithë profesionet e listuara më sipër karakterizohen nga veprime përsëritese të cilat mund të replikohen lehtësisht mes algoritmeve.

Por cilat profesione janë larg rrezikut të automatizimit? Lista e mëposhtme ka një shans prej 0.35% automatizimi në bazë të teknologjisë së tanishme. Terapistë rekreacionalë, mbikqyrës mekanikë, instalues, manaxherë të situatave të emergjencës, punonjës socialë të shëndetit mendor, audiologjistë, terapistë mjekësorë, specialistët e prostetikës, punonjës socialë të shëndetit të përgjithshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?